20:26 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

+25, Liverpooli po i numëron ditët deri te titulli

Liverpooli ka arritur edhe fitoren e 25 nga 26 ndeshjet në Premierligë këtë sezon.

Ekipi i Jurgen Klopp mposhti me vështirësi Norwichin minimalisht falë golit të Sadio Manes në minutën e 78-të i cili hyri si zëvendësues.

Tani, Liverpool është +25 pikë para Manchester Cityt i cili ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa titulli është në duart e “Reds”./Indeksonline/