23:47 / E Premte, 03 Maj 2024 / Gj. Sh

Spahiu: Pa Vokrrin akoma kishim qenë tu lujtë “top te mas”

Sot u bënë 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA.

Në 8 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA një postim e bëri edhe aktori i mirënjohur, Fatmir Spahiu, i cili njihet edhe si tifoz i flaktë i futbollit.

“Bufi” vlerësoi se “pa Vokrrin akoma kishim qene tu lujte ‘top te mas’”.

Vlen të theksohet se pikërisht ditën e sotme u krijua një debat si shkak i postimeve të bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe presidenti i saj, Agim Ademi.

Në urimet e FFK-së dhe Ademit nuk u përmend emri i legjendës, Fadil Vokrri, i cili ishte president i atëhershëm i shtëpisë së futbollit kosovar.