09:32 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

25 persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Me të shfaqur rastet e para të virusit COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën masa të shumta për të parandalua përhapjen e tij.

Kësisoj u caktua edhe orarin i daljes së qytetarëve si dhe mos-funksionimi i shumë bizneseve.

Por policisë i është dashur të përballet vazhdimisht me persona të cilët kanë shkelur këto vendime.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka intervenuar në nëntë raste, tre prej tyre në Prishtinë, dy në Prizren, një në Pejë, dy në Gjakovë dhe një në Mitrovicë të Jugut, transmeton Indeksonline.

Në intervenim e sipër, Policia e Kosovës ka ndaluar gjithsej 25 persona, 15 prej tyre në Mitrovicën e Jugut, katër në Prizren, tre në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe një në Pejë./Indeksonline/