14:56 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

25 vjeçarja: Burri i shoqes së ngushtë më la shtatëzënë, tani …

Rrëfimi i 25 vjeçres:

Kam pasur një aferë me burrin e shoqes sime për më shumë se një vit, duke e vazhduar edhe pasi më la shtatëzënë.

Askush nuk e di për këtë, por po ndjehem kaq në faj dhe po mendoj t`i rrëfehem shoqes sime, transmeton Indeksonline. Unë punoj në një dyqan të rrobave në park të qytetit dhe burri i shoqes erdhi më takoi aty.

Ai është mjaft i mençur dhe ka një seks fantastik të humorit. E dua shumë shoqen time, por ajo nuk i posedon këto gjëra.

Ajo është më e bukur se unë por une jam dy herë më e mençur se ajo.

Burri i saj flirtoi me mua menjëherë. Ditën tjetër, pasi iu sëmur gruaja, shkuam më larg …

Më la shtatëzënë, por abortova. Por nuk u ndala dhe vazhdoja të takohesha me të. Ndërgjegja më trokiti në kokë pas disa muajve dhe i shkëputa kontaktet me të, transmeton Indeksonline.

Kam qenë një shoqe kaq e keqe dhe fakti se ia kam thyer besimin, po më ha të gjallë. A duhet t`ia tregoj të vërtetën?

Përgjigja e psikologes:

Çka ke menduar të arrish? Je treguar një shoqe e tmerrshme dhe dyshoj se ajo do të ta falte – unë nuk do ta bëja po të isha në vend të saj.

Pse e ke bërë këtë? I vetmi arsyetim mua më duket se është fakti që ti nuk ke pasur dashuri të mjaftueshme gjatë jetës tëndë, tranmseton Indeksonline. Më në fund dikush ka treguar vëmendje ndaj teje dhe ju nuk e keni lëshuar rastin.

Por ndërgjegja të ka folur dhe tani bëji gjërat siç duhet. Fillimisht gjej një punë të re, nëse mundesh. Pastaj vendose trurin në funksion për gjëra të mira. Dhe, ndërtoje pak dinjitet për veten tënde./Indeksonline/