23:30 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

25 vjetori i karrierës, Soni Malaj organizon recitalin e saj tek sheshi “Italia”

Artistja Soni Malaj do të realizojë recitalin e saj ne 25 vjetorin e karrierës 23 Gusht tek sheshi Italia, përballe stadiumit Air Albania

Ky recital vjen pas rreth 1 viti nga recitali i saj i zhvilluar në tarracën e bashkisë Tiranë ku ajo përformoi baladat e saj me te suksesshëm, koncerti i cili u vlerësuar si më i veçanti në kryeqytet vitin e kaluar.

Prej disa javësh ka nisur provat me bandë e saj me te cilin do përformoje live hite të saj edhe kënge te reja, si edhe do te shoqërohet nga trupa e baletit.

Nga organizatoret flitet edhe për një skenografi e cila do jete unike dhe një show shumë dimensional.

Koncerti pritet te jete një mega party për te gjithë moshat dhe hyrja do jete falas.

Ndërkohë Soni Malaj ka postuar disa dite me pare një foto me pjestarët e Spirit Voice, e cila ka ngjall shumë kureshtje nëse mund te ketë rikthim te grupit me te sukseshëm shqiptar? .Kjo mbetet për t’u parë… Te ftuar special do jene disa artiste qe do te përformojnë në këtë recital.