265 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në Pejë
17 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme më 11.09.2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Kanë qenë 6 Lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 djem e 3 vajza.
265 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 27 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 291 pacientë që në total kanë bërë 4,089 analiza. /Indeksonline/