08:18 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

27 aksidente për 24 orë në Kosovë

Fatmirësisht, numri i aksidenteve të komunikacionit në Kosovë, për dallim nga ditë më parë, tani ka rënë dukshëm.

Sipas raportit policor, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente komunikacione, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 11 kanë qenë me të lënduar në njerëz, kurse 16 pa të lënduar.

Tutje, gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 1376 tiketa trafiku për kundërvajtësit. /Indeksonline/