20:48 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

276 mijë e 138 gëzhoja plumbi formuan sot portretin e Agim Ramadanit në Gjilan

Qytetarët e Gjilanit kanë ndjerë sot më shumë se kurrë rikthimin e Agim Ramadanit, komandant Katanës.

Në qendër të qytetit është zbuluar portreti i tij i punuar nga mozaiku.

Shumë qytetarë u mblodhën për të parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit kombëtarë Katana.

276138 gëzhoja plumbi kanë formuar portretin e heroit kosovar Agim Ramdani, të cilat janë vendosur në mozaikun e punuar nga Besart Gashi dhe është punuar pikërisht për manifestimin “Ditët e Agimit” që filloi sot në orët e para të mëngjesit dhe do të përfundojë më 5 maj edhe kur do të jetë nata e flakadaneve.

Mozaiku është me dimensione 5X7 dhe njëherit është mozaiku me dimensionet më të mëdha që ekzistojnë në vendin tonë.

Zbulimi i këtij mozaiku u bë pikërisht në datëlindjen e Agim Ramadanit./Indeksonline/