28 Nëntori festë e mall për Lolën e Anitën, kujtojnë nënën e ndjerë në ditëlindjen e saj
Anita dhe Lola Haradinaj përveç që festojnë sot Festën e Flamurit, ajo kujtojnë edhe nënën e tyre të ndjerë, pikërisht në ditëlindjen e saj e që lidhet me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Lola ka postuar në llogarinë e saj Instagram një fotografi, ku shfaqet me Anitën ku ajo e veshur në të zeza e Anita në të kuqe, duke formuar simbolin e shqiponjës, ato po reflektojnë festë e atdhedashuri, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa të dyja kujtojnë edhe nënën e tyre.
Ky është statusi i Lolës:
Nëntor dhe pse i ftohtë na ngroh me festat tua!
E në këtë ditë të 28 Nëntorit festojm dhe ditëlindjën tënde MAM.
Gjithmonë në zemrat tona.
Nga toka tek qielli të përqafojm me mall e të puthim me shpirt!