18:05 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

28 vite nga puthja e parë me Ilir Metën, Monika i bën dedikimin e veçantë

Ilir Meta e Monika Kryemadhi, 28 vite më parë kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Këtë ditë të veçantë, Monika e ka kujtuar me anë të një video në Instastory, shkruan Indeksonline.

Ajo publikoi videon e një çifti në ditën e dasmës të cilët shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar kryetarja e LSI-së ka etiketuar bashkëshortin, presidentin Ilir Meta, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një emoji duke kërcyer si dhe emojin e një çifti.

Edhe pse të angazhuar me punë, të dy gjejnë kohë t’i dedikojnë urime speciale në data të veçanta./Indeksonline/