11:13 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / LB

29-vjeçari shqiptar tenton të vetëdigjet me benzinë

Një 29-vjeçar me iniciale A.M. në Tiranë ka tentuar të vetëdigjet paraditen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur tek ish-Nisharaku, ku i riu në kushte rënduara psikologjike është përpjekur t’i vënë flakën vetes me benzinë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të hetuar shkaqet.

“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al