18:24 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

3 ditë pasi ishte hequr, rivendoset flamuri serb në Rahovec

Banorët serbë të fshatit Hoçë e Madhe në Rahovec kanë vendosur flamurin e Republikës së Serbisë në memorialin e 84 serbëve, tre ditë pasi ajo ishte hequr nga një person i panjohur.

Ky memorial gjendet në hyrje të Hoçës së Madhe dhe ishte vendosur nga komuna, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Hoça  e Madhe është fshati që banohet nga shumica serbe./Indeksonline/