15:09 / E Premte, 05 Prill 2024 / L K

3 filma nga Kosova do të shfaqen në Norvegji

3 filma nga Kosova do të shfaqen në CineMarket gjatë këtij prilli në Oslo, Norvegji.

Filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve të grave nga Kosova.

Filmat që do të shfaqen janë:
“Hive/ Zgjoi”,
“Vera andrron detin” dhe
“Luaneshat e Kodres”.
Filmat do të shfaqen gjatë datave: 10,11 dhe 12 prill.
Për informacione më të detajuara ndiqni linkun: https://www.cinemateket.no/film-fra-kosovo
Ky program është bashkëpunim i Ambasadës së Kosovës në Norvegji, Qendrës së Kosovës për Kinematografi dhe Cinemateket.