17:07 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

3 gushti po afrohet por Ahmeti në “gjumë” ende s’ka publikuar kriteret për hapjen e çerdheve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka dhënë edhe asnjë detaj nëse do të mbetet në fuqi njoftimi i tij se sipas të gjitha gjasave çerdhet do të hapen më 3 gusht.

Shpend Ahmeti nuk ka publikuar kushtet që duhet plotësuar kushdo që do të hapë çerdhet më 3 gusht ashtu siç kishte paralajmëruar pas vendimit të Qeverisë që lejohet puna e çerdheve pas vlerësimit të komunave.

“Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë”, ka njoftuar Ahmeti, kur ishte publikuar vendimi i Qeverisë.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy ditë deri te 3 gushti. Një pjesë e çerdheve kanë njoftuar se do të hapen ndërsa disa të tjera ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.