23:57 / E Diele, 02 Tetor 2022 / C E

3 hat-trick radhazi në shtëpi, Haaland vendos rekord në Premier League

Erling Haaland është në super formë dhe pa dyshim norvegjezi është kthyer jo vetëm në yllin e Manchester City-t, por edhe të Premier League.

Me fitoren 6-3 të City-t ndaj United në derbin e Manchesterit këtë të dielë, sulmuesi ka vendosur një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez.

Haaland bëhet i pari lojtar që në tre ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi realizon hat-trick, pra nga tre gola.

22-vjeçari realizoi 3 gola në fitoren 4-2 të Manchester City-t ndaj Crystal Palace, 3 gola në fitoren 6-0 ndaj Nottingham Forest, dhe së fundmi 3 gola në fitoren 6-3 ndaj Manchester United.