07:09 / E Martë, 17 Shtator 2019

3 maskat natyrale më efikase kundra rënies së flokëve

Nëse flokët tuaj janë të dobët dhe bien sa herë që i krhini, maskat kundra rënies të përgatitura vetë mund të  jenë zgjidhja e duhur për flokë pefektë. Ka shumë arsye pse bien flokët, që nga stresi deri tek mungesat ushqimore. Në çdo rast, nëse iu bien flokët s’ka gjë më të mirë se një maskë flokësh e bërë vetë.

Të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi, me përbërës elementarë, ushqyes dhe forcues, këto maska ndonjëherë janë ilaç i vërtetë dhe më efikase nga ç’parashikohen. Maja birre, mjaltë, kos, vezë e me radhë: bëhet fjalë për bërës të thjeshtë që keni në dispozicion në shtëpi. Më pas mbështillni kokën me qese plastike dhe lani flokët me shampo si zakonisht.

Zgjidhni një prej këtyre 3 maskave që ju sugjerojmë më poshtë me efekt ushqyes, ristrukturues dhe anti-rënie: flokët tuaj do t’u ngjallin zili të gjithëve.

Maskë me vezë

Për këtë maskë, duhen dy të verdha vezësh, pak vaj ulliri dhe gjysmë limoni i shtrydhur. Përziejini mirë dhe lëreni këtë maskë të veprojë në skalpin e kokës. Aplikojeni me anë të një furçe dhe mblidheni kokën me qese transparente.  Lëreni të veprojë për gjysmë ore, më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me shampon. Do t’i ndjeni menjëherë flokët më të fortë dhe më të ushqyer.

Maskë me mjaltë

Provoni këtë përzierje për flokët tuaj: në një tas të vogël hidhni një vasketë  kos dhe një lugë plot me mjaltë. Përziejini dhe përhapeni maskën në flokë. Më pas vendosni një kapuç dushi. Lreni një orë kokën të mbështjellë dhe lajini flokët me shampo (do të ishte mirë kundra rënies).

Maskë flokësh me maja birre

Forcon dhe ndalon rënien e flokëve: bëhet fjalë për një maskë që realizohet me dy të verdha vezësh, disa pika uthull, një lugë mjaltë dhe 20 gram maja birre. Hidhini në një tas, përziejini dhe aplikojeni maskën në skalpin e kokës. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht.