22:12 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

3 milionë vende të reja pune në ShBA që kur Joe Biden u bë president

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke pasur një “boom” në krijimin e vendeve të reja të punës që nga ardhja e Joe Biden në krye të vendit.

Zëvendëspresidentja, Kamala Harri me anë të një postimi ka treguar se sa vende pune janë krijuar që nga koha kur u bë Joe Biden president, transmeton Indeksonline.

“Më shumë se 3 milionë vende të reja pune që nga koha kur Joe Biden dhe unë erdhëm në zyre. Amerika është duke bërë progres”, u shprehë Kamala Harris./Indeksonline/