Nënshkruhen kontratat për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë
Janë nënshkruar kontratat për furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit me vlerë të përgjithshme prej 327,316 euro.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti është zhvilluar përmes procedurës së hapur dhe është financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata është paraparë si kontratë publike kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh, raporton IndeksOnline.
Aktiviteti është ndarë në dy grupe.
Për grupin e parë, që përfshin furnizimin me pizhame dimri dhe çorape, kontrata është nënshkruar më 30 qershor me grupin e operatorëve ekonomikë FWRDZ L.L.C. dhe ARTA TEX GROUP SH.P.K., në vlerë prej 295,396 euro.
Në këtë grup janë pranuar nëntë tenderë, ndërsa vetëm një është shpallur i përgjegjshëm.
Ndërkaq, për grupin e dytë, që ka të bëjë me furnizimin me çorape termike, kontrata është nënshkruar më 24 qershor me operatorin ekonomik “EMPREUS” SH.P.K., në vlerë prej 31,920 euro.
Edhe për këtë grup janë pranuar nëntë tenderë, por vetëm një është vlerësuar si i përgjegjshëm.

