11:57 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

3 ndeshje në nëntor, Shqipëria publikon listën e të grumbulluarve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës së kuqezinjve.

Shqipëria do të luajë miqësoren me Kosovën në 11 nëntor dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë (15 dhe 18 nëntor).

Bie në sy kthimi në listë i Hysajt, Cikalleshit dhe Balajt.

Nuk dihet ende nëse klubet do t’i lejojnë të gjithë futbollistët e grumbulluar që t’i bashkohen kombëtares.