Keq për Marokun, lëndohet ylli i ekipit dhe humb Botërorin!?
Kombëtarja e Marokut ka marrë një lajm të hidhur vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës. Sulmuesi anësor, Ez Abde, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes miqësore ndaj Norvegjisë të zhvilluar të dielën.
Sipas informacioneve të para mjekësore, futbollisti i Real Betis-it ka dëmtuar ligamentin e brendshëm të gjurit, shkruan Indeksonline
Sorloth empuja a un jugador marroquí que, a su vez, choca con Abde, quien se va lesionado del campo y, ahora, peligra para el Mundial pic.twitter.com/1Bi60mc62i
— BeSoccer (@besoccer_ES) June 8, 2026
Bëhet e ditur gjithashtu se Abde pritet të mungojë në Kupën e Botës, megjithëse federata ende nuk ka publikuar një njoftim përfundimtar mbi gjendjen e tij.
Ky është një dëm i madh për Marokun, pasi 24-vjeçari konsiderohej një nga armët kryesore në repartin ofensiv të ekipit./Indeksonline/

