18:09 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / B O

+3 pikë për Barçën, Suarez iu rikthehet golave [Video]

Barcelona ka fituar si mysafire e Leganes në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligës.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez shkëlqeu në këtë ndeshje duke i shënuar të dy gola, ndërsa braziliani Paulinho shënoi golin e tretë, duke ia siguruar edhe një fitore skuadrës katalane.

Suarez shënoi së pari në minutën e 28-të e pastaj edhe në të 60-tën. Ndërsa, Paulinho shënoi në minutën e parë të lojës shtesë, pra 91-tën.

Kjo ishte fitorja e 11-të në 12 javën e para të kampionatit për Barçen. Skuadra e Valverdes e ruajti bilancin e të pamposhturës si dhe thellojë epërsinë në tabelën e klasifikimit në 11 pikë ndaj Real Madirdit, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.