20:56 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

3 të infektuarit e fundit në Vushtrri, raste kontakti nga ato parapraket

Janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID19 në Kosovë e 19 të shëruar.

Në mesin e rasteve pozitive, 3 janë nga Vushtrria.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli ka dhënë detaje në lidhje me to.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sapo janë publikuar rezultatet e testimeve për Covid 19 dhe nga mbi 40 testime nga komuna jonë, sot kemi 3 raste të reja pozitive në qytetin e Vushtrrisë, e që janë raste kontakti nga rastet e ditëve paraprake.

Lajm i mirë është se i gjithë personeli mjekësor i testuar ka rezultuar negativ.

Ju lutëm respektoni masat parandaluese, mbajeni distancën, qëndroni në shtëpi, përdorni masa mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese!