08:38 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

3 ushqime që çdo prind duhet të përjashtojë nga dieta e përditshme e fëmijës së tyre

Çdo prind është gjithmonë në kërkim të metodave për të ndërtuar imunitetin, fuqinë dhe shëndetin e kockave të fëmijës. Qëndrueshmëria fillon në shtëpi dhe prandaj çdo gjë që një prind përgatit dhe i shërben fëmijëve të tyre bëhet pjesë e kimisë së gjakut të fëmijës.

Janë tri lloje ushqimesh të cilat nuk duhet kurrsesi të ja jepni fëmijëve tuaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të rritet shëndetshëm dhe të ketë imunitet të fortë.

  1. Shmangni sheqerin e bardhë

Nuk ka kompromis për këtë pikë me asnjë kosto. Të gjitha hulumtimet e realizuar për këtë çështje rezultojnë se sheqeri i bardhë është një helm i ngadalshëm dhe kontribuon në inflamacion, cilësisë së acidit të gjakut dhe shumë sëmundje tjera. Zëvendësoni sheqerin e bardhë komercial me drithëra, sheqer organik të papërpunuar. Sheqeri i bardhë është shumë acidik dhe kontribuon në zbrazjen e mineraleve të trupit.

  1. Shmangni ushqimet e ngarkuara me kimikate

Pa marrë parasysh se sa të shijshme duken, ushqimet e tilla si patate të skuqura, pasta të shpejta, turshi komerciale, djathë të përpunuar, etj janë të ngarkuar me kimikate dhe konzervues që dobësojnë funksionin imunitar dhe sistemin nervor të fëmijës tuaj, transmeton Indeksonline.

  1. Reduktoni produktet e qumështit

Shmangia ose zvogëlimi i qumështit komercial mund të jetë paksa i vështirë fillimisht, por nëse ndjekim një rregull të thjeshtë për të bërë disa ndryshime çdo javë, asnjë ndryshim nuk është në thelb aq i vështirë. Lopët moderne komerciale janë injektuar me hormone për të prodhuar më shumë qumësht Këto kimikate shkojnë në qumështin e lopës që përpunohet më tej me kimikate dhe konservues për të bërë shumë lloje të djathërave të paketuara në mënyrë komerciale dhe produkte të tjera të qumështit. Këto produkte bllokojnë zorrët dhe dobësojnë tretjen. Produktet e qumështit mund ti zëvendësoni me ushqim të pasur me kalcium, si brokoli, fasulet, bishtajoret, zarzavate, etj./Indeksonline/