08:56 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018

Doni të jeni elegante, ja kjo dietë!

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze.

Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk duhet zëvendësuar një ushqim me një tjetër.

Nuk duhet ngrënë jashtë vakteve të ngrënies, nuk duhet ngrënë kurrgjë nga ato që nuk përfshihen në dietë dhe duhet të mbahen rreptësisht të gjitha udhëzimet pa lënë kurrgjë pa bërë.

Të gjitha perimet duhen përdorur pa vaj, sallatë pa vaj dhe pa kripë, asnjë tiganisje, copat e mishit duhet të jenë të vogla, kafeja duhet të jetë pa sheqer, çaji me limon pa sheqer.

Ëmbëlsirat, çokollatat dhe bananet ndalohen rreptësisht gjatë ditës edhe jashtë saj duhet të kenë parasysh të mos i përdorni shpesh dhe me masë të tepërt.

Pesha e trupit duhet të bie pesë kilogram brenda dy javëve.

Kjo dietë nuk duhet të mbahet më shumë se për 14 ditë. Për të mos qenë monotone çdo ditë e javës ka një variant të vetin.

Mëngjesi çdo ditë:

Lëng frutash ose komposto (pa sheqer) ose vezë e zier, një kafe pa sheqer (nje kafe pa sheqer ndihmon në humbjen e oreksit të tepërt që keni).

Të hënën

Dreka: sallatë frutash (mollë+portokall+kivi), pa shtesa të tjera sipas dëshirës.
Darka: dy vezë të ziera, sallatë jeshile, një copë buke e thekur (30-40gr), kafe.

Të martën

Dreka: pulë e zier ose një copë mish qengji (pa kripë) dhe komposto.
Darka: biftek, domate, sallatë e gjelbër, selino, kastravec, kafe.

Të mërkurën

Dreka: dy kotëleta qengji ose viçi, selino, kastravec, domate, kafe.
Darka: dy vezë të ziera, domate, kafe.

Të enjten

Dreka: si të hënën.
Darka: dy vezë, djathë pa yndyrë, lakër e zier pa yndyrë.

Të premten

Dreka: dy vezë, spinaq i zier, kafe.
Darka: peshk i zier ose i pjekur, sallatë jeshile, bukë e thekur, kafe pa sheqer.

Të shtunën

Dreka: vezë të ziera, spinaq i zier, kafe.
Darka: biftek, selino, kastravec, domate, kafe.

Të Dielën

Dreka: si të hënën.
Darka: pulë e zier, domate, karota, lakër e zier, komposto, kafe