09:46 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

3 vjet nga vdekja e Dr. Florit! E kujtojnë me mall kolegët

Në vitin 2014, skenës muzikore shqiptare iu shua një yll, për tu ndarë përgjithmonë nga kjo botë. Anëtari i grupit muzikor “West Side Family”, i njohur si Dr. Flori i tha përgjithmonë lamtumirë, shokëve, familjarëve e muzikës, shkruan Indeksonline.

Sot bëhen tri vite nga vdekja e Florandit, ndërsa janë miqtë e tij ata që e kujtojnë atë. Orinda Huta e Roland Hysi, kanë postuar fotografi të Dr. Florit në rrjetet e tyre sociale.

Ndryshe Dr. Flori kishte vdekur si pasojë e overdozës, mbingarkesë e trupit nga substancat narkotike, që ka stimuluar vdekjen e këngëtarit 35 vjeçar, baba i dy fëmijëve./Indeksonline/