13:55 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

3 xhami u dogjën brenda 6 muajsh, reagon Kelmendi: Aktet e tilla, të papranueshme!

Në orët e hershme të mëngjesit është djeguri objekti i vjetër i xhamisë në Magurë të Lipjanit.

Një banor i këtij fshati për IndeksOnline ka treguar se aty banojnë disa azilkërkues, i cili dyshon se kanë ndezur qëllimshëm zjarrin.

Këtë akt, e ka dënuar edhe Partia Fjala në Kosovë.

“Sot është djegur xhamia e vjetër në Magurë të Lipjanit.
Brenda periudhës 6- mujore në Kosovë u dogjën dy Xhami, njëra në Drenoc dhe tani në Magurë”, thuhet në një reagim.

Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi, thotë se aktet e tilla janë të papranuara dhe duhet ta marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë.