12:06 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Banorët besojnë se azilkërkuesit e dogjën qëllimisht xhaminë e vjetër, të Magurës

Në orët e hershme të mëngjesit është djeguri objekti i vjetër i xhamisë në Magurë të Lipjanit.

Një banor i këtij fshati për IndeksOnline ka treguar se aty banojnë disa azilkërkues, i cili dyshon se kanë ndezur qëllimshëm zjarrin.

“Kjo ka qenë xhamia më e vjetër në fshat, është riparuar qe tre vjet. Aty e kanë shfrytëzuar azilkërkuesit për banim. Është e sigurt 100% se kjo ka qenë zjarrëvënie e qëllimshme, pasi unë kam parë persona, duke ikur nga xhamia në momentin kur është përhapur zjarri”, tha ai.

Këtë e kanë pohuar edhe zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes.

“Zjarri do të hetohet nga organet kompetente. Por, ne dyshojmë se zjarri është shkaktuar qëllimshëm. Dyshohet se është “zjarrvënie”, sepse aty nuk ka pasur mundësi të shkaktohet aksidentalisht. Nuk ka pasur mobilje, nuk ka pasur ndonjë orë të energjisë elektrike ose dështim të ndonjë pajisjeje”./IndeksOnline/