08:26 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

30 aksidente në orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë tiketa për shkelje në trafik

30 aksidente janë shkaktuar në 24- orëshin e fundit në vend.

Shtatë prej tyre ishin me të lënduar, kurse 23 me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Përgjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 299 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/