13:39 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

30 ditë arrest shtëpiak për sulmuesin e ekipit të “Gazeta Blic”

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vendosur masën arrestit shtëpiak prej  30 ditësh për të dyshuarin që sulmoi gazetarët e “Gazeta Blic” në veri  të Mitrovicës, transmeton IndeksOnline.

“Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës Blic, të cilët kishin shkuar në veri të Mitrovicës për të bërë një kronikë rreth situatës me pandeminë e Korona virusit. Që nga dita e sulmit ndaj gazetarëve, i dyshuari ka qenë në arrati, dhe është arrestuar ditën e enjte me datën 02 prill”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se ky vendim është marrë në seancën e mbajtur gjatë ditës së sotme.