13:51 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

30 ditë burg dhe 1000 euro gjobë, për kroatin që po voziste 245 km/orë

Policia serbe e ka ndaluar një shofer kroat në autostradën Beograd-Sid, duke i shqiptuar një dënim për gjykatë dhe poashtu një dënim prej 30 ditë burgim dhe gjobë 120,000 dinarë. Përvec kësaj, ai nuk mund të vozitë makinën për 9 muaj.

Shoferi i Audi A8, shtetas kroat, ishte duke vozitur makinën 245 km/orë në një mot të keq dhe rrugë të rrëshqitshme.

Policia e ndaloi atë, duke i përcaktuar 30 ditë burgim, 120,000 dinarë gjobë dhe nëntë muaj pezullim të vozitjes së makinës. /IndeksOnline/