08:58 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

30 ditë mund t’i mbani rrobat me qira, mundësia që H&M po ofron është thjeshtë mahnitëse!

H & M është një nga brendet më të njohura në botë, por edhe jo shumë të shtrenjta.

Në H & M mund ta gjejnë veten të gjitha shtresat e shoqërisë.

Por tashmë ky brend ka paralajmëruar diçka të re, që mund t’u shërbejë të gjithëve.

Klientët e H & M do të mund të marrin me qira rrobat për 30 ditë dhe pas kësaj kohe ata mund t’i kthejnë ato, ose t’i blejnë përfundimisht, transmeton Indeksonline.

Sasia e artikujve që mund të marrin blerësit është e kufizuar, megjithëse shërbimi përfshin 50 rroba në muaj.

Aktualisht këtë trend H & M po e nis në Suedi, por pas tre muajsh nëse gjithçka ec siç duhet trendi do të zhvillohet kudo ku ka H dhe M./Indeksonline/