14:48 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

30-vjeçarja lufton me jetën, pasi u godit me thikë

Një nënë e re po lufton me jëtën pasi u godit me thikë në shtëpinë e saj, në Irlandë.

Nadine Lott u sulmua me thikë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa vajza e saj gjashtëvjeçare ishte në gjumë, shkruan Indeksonline.

Ajo pësoi lëndime të rënda. Policia irlandeze tha se është arrestuar një burrë në të 30-tat.

Policia tha se ajo është në gjendje kritike. Sipas “Irish Independent”-it, i dyshuari është i njohur për atë.

Ligjvënësi irlandez Simon Harris e quajti atë një sulm të tmerrshëm.

Tani, i arrestuari po mbahet në një stacion policie në Wicklow./Indeksonline/