09:56 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

30 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut, Hoti pret delegatët e Kuvendit

Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të Federatës së atëhershme jugosllave.

Me këtë rast, kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut, ndërsa thotë se miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltar, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

“Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!

Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltar, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar”, shkruan Hoti në FB./Indeksonline