13:26 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

32 vjeçarja e virgjër, e cila nuk është puthur asnjëherë- tregon arsyen pse është “single”

Një grua 32 vjeçare ka zbuluar se ajo kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale dhe ende nuk është puthur- por kjo nuk është diçka për të cilën ajo turpërohet.

Gruaja anonime australiane tha se ajo nuk mendon se ka ndonjë “gabim” tek ajo me të qenit e virgjër dhe ajo nuk shqetësohet për këtë.

“Nuk ishte një vendim i vetëdijshëm. Unë, si shumë njerëz, definit dëshirojë të gjej një person për ta dashur dhe respektuar atë”, shkroi ajo, transmeton Indeksonline.

Gruaja donte ta bënte të qartë se nuk është se kurrë nuk është tërhequr nga askush, sepse ajo ka qenë, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Por, pse është ende e vetme?

Gruaja pranoi se në shumë raste ajo ishte tërhequr nga njerëz që tashmë ishin në marrëdhënie.

Ajo thotë se është mirë kështu siç është dhe po pret që të ketë një burrë në të cilën do dashurohet dhe atij që do ia falë virgjërinë të kalojë jetën me të./Indeksonline/