14:35 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

324 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Me mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku nga përmbytjet e furishme kanë  vdekur 324 njerëz, transmeton Indeksonline.

Qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi , i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.

Në përpjekjet e shpëtimit është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit.

Jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujrash. Që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë./Indeksonline/.