18:45 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbi 33 mijë euro fermerëve për serra në Komunën e Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka planifikuar furnizimin me serra për fermerët për mbjelljen e kulturave bujqësore.

Ajo së fundmi ka nënshkruar kontratë për serra për nevojat e fermerëve.

Kjo kontratë i ka kushtuar buxhetit të komunës 33.670.40 euro, transmeton Indeksonline.

Kjo kontratë është nënshkruar para tri dite me një operator ekonomik i cili e ka fituar tenderin./Indeksonline/