09:43 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

35 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, prej të cilave, 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së enjte, policia rrugore ka gjobitur gjithsej 1400 qytetarë për thyerje të rregullave të trafikut./Indeksonline/