75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 14 Prill 2026 / B XH

35 persona u vranë sot në Liban

Ndërsa Izraeli dhe Libani po zhvillonin bisedime diplomatike në Washington më herët, Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se dhjetëra persona të tjerë janë vrarë në vend.

Numri i të vrarëve që nga fillimi i luftës më 2 mars tani ka arritur në 2,124, një rritje prej 35 personash krahasuar me një ditë më parë, ka bërë të ditur ministria në përditësimin e saj të fundit.

Ky numër përfshin 168 fëmijë, raporton skynews.

Gjithashtu thuhet se 6,921 persona janë plagosur deri tani që nga fillimi i konfliktit, një rritje prej 159 të plagosurish krahasuar me një ditë më parë.