12:43 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / C E

36 milionë euro pagë për dy vjet, CR7 do me çdo kusht titullarin e Barçës tek Al Nassr

Al Nassr këmbëngul për nënshkrimin me Busquets. Sipas katalanes “El Mundo Deportivo”, këtë të martë, skuadra saudite (e njohur në të gjithë botën për nënshkrimin me Cristiano Ronaldon), i ofron 36 milionë euro neto mesfushorit të të Barcelonës për dy sezone.

Një ofertë marramendëse që konfirmon gjendjen e euforisë që po përjeton futbolli saudit, në mes të një stuhie investimesh me Botërorin 2030 në sfond.

Në thelb, oferta, siç raportohet nga “El MundoDeportivo”, është një letër e bardhe, sepse Al Nassr do të pranonte edhe nëse Busquets kërkon një kontratë me afat më të shkurtër.

Vazhdimësia e kapitenit, që numëron 707 ndeshje te Barça, është një nga të panjohurat e mëdha të këtyre muajve në klubin katalan. Stafi drejtues është i vendosur që mesfushori të vazhdojë.

Xavi e konsideron atë pikë kyçe të skuadrës dhe Mateu Alemany, drejtori i futbollit, siguroi këtë të diel se klubi është në linjë me trajnerin. “Do të ishim të kënaqur nëse ai vazhdonte”.

Busquets dëshiron që skuadra të përfundojë një sezon të mrekullueshëm për të garantuar vazhdimësinë e tij. Nga ana tjetër, kufiri i ri i pagave te Barçës do të detyrojë që të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës së tij.