10:53 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

36 raste me mbi 200 persona të përfshirë po hetohen për krim të organizuar

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi I i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar.

Në këtë takim, zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Selami Shkodra bëri të ditur se momentalisht janë 36 raste duke u hetuar për krim të organizuar, ku në të janë të përfshirë mbi 200 persona, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Shkodrës në facebook:

Të pa-kompromis në luftën kundër krimit të organizuar”
Kem mbajt takimi e radhës të autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022. 
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. 
Kërkova të vazhdohet me përkushtim të shtuar përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë dhe të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin.
Në këtë takim u raportua se momentalisht janë 36 raste duke u hetuar nga organet e rendit për krim të organizuar ku të përfshirë janë mbi 200 persona. Ndërsa vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2019 janë shtuar edhe 3 raste me 20 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme është bartëse kryesore e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022.