21:28 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

37 futbollistë në menaxhim, ky është “Raiola” shqiptar që jeton në Suedi

Menaxherët e futbollit në ditën e sotme po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e lojtarëve nga njëri ekip në tjetrin. I tillë është edhe agjenti shqiptarë, Liridon Kelmendi, i cili kohët e fundit, për arsye të korrektësisë dhe seriozitet që tregon në raport me lojtarët është duke u krahasuar më agjentin e njohur ndërkombëtare, Mino Raiola.

Kelmendi jeton në Suedi dhe është drejtues i kompanisë “Kelmendi Sport Consulting”. Agjenti shqiptar është i pajisur me licencën “B” të UEFA-s, dhe ka në menaxhim gjithsej 37 futbollistë, shkruan IndeksOnline.

Kelmendi ka folur për IndeksOnline, duke zbuluar edhe punën që bën prej moshës 20 vjeçar.

“Unë kam filluar si një scout nga mosha 20 vjeçare. Prej vitit 2010-2014, kam qenë trajner i futbollit me licencë UEFA ‘B’. Ndërsa, nga viti 2014 ja fillove si agjent apo menaxher. Këtë punë e fillova për shkak se gjithmonë më ka pëlqyer, dhe sigurisht të kem kontakte me trajner të mëdhenj europian. Gjithçka kam bërë duke punuar fortë, nuk kam pasur asnjë ndihmë”, ka thënë Kelmendi për IndeksOnline.

Në listën e futbollistëve që ai menaxhon ka edhe emra shqiptar, që kanë arritur majën qysh në moshën e re. Kadri Berisha (14-vjeçar, luan në akademinë Kurda në Kosovë), Ardian Berisha (pjesë e ekipit të parë të Halmstad BK), Skender Loshi (18-vjeçar, pjesë e NAC Breda) dhe Marlon Marishta (17-vjeçari, që luan në Home Farm).

Ai ka në plan që gjatë vitit 2020, të nis një projekt të ri dhe të merr me vete katër futbollistë kosovar, emrat e të cilit nuk i ka bërë të njohur për publikun, pasi njëherë mbetet sekret.

“E kam në plan që në vitin 2020, kur futbollistët të bëhen 18 vjet, kanë me pas sukses të madh në europë, por kjo është një sekret njëherë”, shtoi agjenti shqiptar.

Ai premton që me kysmet do të bëjë diçka të madhe për futbollistët e Superligës së Kosovës. Së fundi Liridon Kelmendi edhe pse ishte në Angli te skuadra e Leeds,  arriti marrëveshje me skuadrën e Halmstad BK, kjo e fundit nënshkroi me futbollistin e agjentit shqiptar, Thomas Boakye për 3 vjet./IndeksOnline/