18:12 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

37 vjeçari goditet nga vetura në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në lagjen ‘Ulpiana’, më saktë afër semaforëve te Posta e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas të cilës, një këmbësor është goditur nga vetura.

‘“Rreth orës 16:30 jemi marrë informatën për një aksident në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit një 37 vjeçar V.K, ka marrë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se këmbësori menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. /Indeksonline/