19:13 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

38 persona vdesin në 24 orë, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Zvicër

38 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë në raportet e fundit të publikuara rezulton se numri i të infektuarve është rritur me 815 persona duke e çuar në 11 712 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me COVID 19 në Zvicër.

Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 191 viktima.