08:54 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

384 të prekur me koronavirus në Serbi, vdesin edhe dy persona të tjerë

Dy pacientë të tjerë kanë vdekur në Serbi gjatë natës, tek të cilët u konfirmua virusi Covid-19.

Në Serbi, sipas të dhënave të fundit, 384 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa gjashtë kanë vdekur.

Bazuar në shifrat e fundit, të publikuara dje, 203 persona po trajtohen në spitale, 24 prej të cilëve janë në respiratorë, raporton Tanjug.