17:28 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

388 persona nën 60 vjeç, pa asnjë sëmundje përcjellëse vdiqën nga COVID-i në Angli

Një total prej 388 personash nën 60-vjeç pa asnjë sëmundje shëndetësore para-ekzistuese kanë vdekur nga koronavirusi në spitalet në Angli, kanë treguar të dhënat e NHS, transmeton IndeksOnline.

Shifrat tregojnë se 1,979 njerëz që testuan pozitivisht për koronavirus midis 2 Prillit dhe 23 Dhjetorit vdiqën në spitalet e Anglisë, megjithëse ishin më parë të shëndetshëm.

Prej tyre, 338 ishin të moshës 40 dhe 59, 44 ishin midis 20 dhe 39 dhe gjashtë ishin nën 19 vjeç. Në të njëjtën periudhë, 45,770 njerëz me kushte themelore shëndetësore vdiqën, me 2,926 të moshës midis 40 dhe 59 dhe 263 të moshës midis 20 dhe 39./Indeksonline