09:17 / E Diele, 16 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

4-5 vite me sëmundje pa e ditur, Ghetto Geasy tregon si e mposhti tumorin

Reperi i njohur, Getoar Selimi në një intervistë së fundmi ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin.

Ai tha se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.

Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.

Më pas, ai tregoi se momentin e vështirë e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.

Unë kam mendu se po lind vajza, e duhet të jetoj e të jem mirë për të. Nuk doja as ta jepja veten shumë, se në këto raste më keq i bën të tjerëve se vetes. Mua më ka ndodhur më para me djalin e tezes dhe besom që e kam pasur të vështirë.

Njeriut kur i ndodh vetë i vjen një forcë e papërshkrueshme. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar”