16:33 / E Enjte, 13 Janar 2022 / A. M.

4 arsye pse nuk po mund të humbni peshë

Ju mbase mbani një dietë të rregullt, ushtroni rregullisht për disa muaj, por përsëri nuk shihni rezultate në trupin tuaj. Para se ta fajësoni gjenetikën, lexoni për katër arsye për shkak të të cilave nuk po mund ta hiqni peshën e tepërt.

#1 Nuk po përpiqeni sa duhet

Fillimisht, trajnimi apo plani i ushtrimeve duhet të jetë i duhuri. Nëse ushtroni për një kohë të gjatë në palestër, nuk do të thotë që po stërviteni si duhet. Po ashtu, është e nevojshme të caktoni qëllime të reja. Nëse një ushtrim i caktuar tashmë është bërë i lehtë për ju, sigurisht se nuk do t’ju kënaqë. Andaj, filloni të çoni pesha pak më të rënda apo të vraponi më shpejt. Nëse i përcillni rezultatet dhe i përditësoni ushtrimet, sigurisht se do të humbni peshë.

#2 Stresi

Nëse keni ndonjë problem emocional, organizimi do ta ketë paksa problem të humbë peshë. Andaj, stresi e ngadalëson humbjen e peshës, duke i mbajtur yndyrnat në organizëm, sidomos ato në zonën abdominale. Andaj, sigurohuni që t’i mbani larg gjërat (dhe njerëzit) që ju stresojnë.

#3 Intoleranca ushqimore

Mbase po mbani një dietë të përshtatshme, por pesha juaj vazhdon të mbetet e njejtë. Një nga arsyet mund të jetë se keni intolerancë në ushqime të caktuara. Nëse hani ushqime të cilat trupi juaj nuk i toleron apo nuk i pranon, mund të çojë deri te inflamacionet e ndryshme brenda organizmit, të cilat ju pengojnë t’i arrini rezultatet e dëshiruara.

Testet për intolerancë ushqimore ju mundësojnë të informoheni se cilat ushqime janë të përshtatshme për ju, dhe cilat ju ndihmojnë të humbni peshë.

#4 Jeni të ekspozuar ndaj shumë toksinave

Toksinat e ndryshme mund të merren përmes ajrit, cigareve, barnave, substancave kimike që përdoren në produkte kozmetike etj., dhe këto depozitohen në qelizat yndryrore në organizëm. Nëse trupi ynë i përdorë këto qeliza si burim i energjisë, toksinat lirohet dhe shkaktojnë kaos. Për fat të mirë, organizmi nuk i përdorë në këto raste, por në këtë mënyrë yndyrnat mbesin të depozituara në vende që nuk duhen. Zgjidhja është eleminimi i toksinave, në mënyrë që trupi t’i djegë kaloritë lirshëm. Ju mund të provoni dieta detoksifikuese me sasi të madhe të lëngjeve, sidomos me çaj dhe kakao. Po ashtu, kini parasysh edhe trajtimet detoksifikuese.

Po ashtu, kushtoni rëndësi kohës kur konsumoni përbërës të caktuar. Pini shumë ujë. Ushtrohuni në mënyrë të duhur dhe mos gjeni arsyetime. Nëse pesha juaj mbetet e njejtë, provoni diçka më ndryshe, pra, ndryshoni mënyrat që nuk po ju sjellin rezultate. Praktikoni disa nga këshillat e lartpërmendura, dhe do vëreni ndryshimin brenda një kohe të shkurtër.