08:41 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

4 arsyet pse duhet të bëni dashuri para pasqyrës

Dëshirat seksuale ndryshojnë nga çifti në çift, por ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të bëni dashuri para pasqyrës?

Duket si një skenë filmi, por shumë çifte e vlerësojnë si një praktikë mjaft eksituese, e cila përmirëson ndjeshëm raportet në çift. I njohur ndryshe si ”Voyeurism-vuajerizmi”, këto janë 4 arsyet pse duhet ta provoni këtë gjë:

1.Është eksperiencë erotike: Të shihni reflektimin tuaj në pasqyrë, do t’u bëjë ta ndieni veten si në kinema, dhe pse me shumë gjasa asnjë nga ne nuk ka patur guximin të shkojë të shohë një film erotik në kinema. Pra, është pak a shumë si të shikosh një skenë seksi me sytë e një voyajeristi.

2.Çliron fantazitë:Të shihesh në pasqyrë ndërsa bëni dashuri ju ndihmon të jeni më të motivuar, pasi përveçse vlerësoni trupin e partnerit, arrini të vlerësoni dhe trupin tuaj, gjë që në kushte të tjera do të ishte e pamundur.

3.Përmirëson shikimin joshës: Edhe pse konsiderohet si detaj ndoshta i parëndësishëm pak të stërvitur, por shikimi në seks ka një funksion joshës, një detaj që shpesh herë kalohet pa u vënë re, duke qenë se nxitojmë të arrijmë shpejt në krevat. Duke u parë në pasqyrë, ndërsa jeni duke filluar prekjet, do të keni mundësinë të vlerësoni gjithçka që ndodh më qartë. Plus që pasqyra është një lojë që ju përfshin të dyve dhe që ju shtyn të “spiunoni” njëri- tjetrin dhe të qenurit të spiunuar është një gjë që i eksiton shumë çiftet.

4.Autoerotizmi: Pasqyra shumëfishon, nuk është më seks dysh, por është dhe autoerotizmi, gjë kjo që vështirë se arrin ta vlerësosh kur nuk jeni vetëm. Shpesh eksitoheni jo shumë duke parë tjetrin, por duke parë veten.