10:35 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

4 benefitet e të qenurit të shëndoshë për të cilat nuk keni ditur

Një studim i kohëve të fundit konkludon se qelizat e gjetura në yndyrë mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke na çuar në pyetjen nëse ka ndonjë përfitim shëndetësor nga të qenurit të shëndosh apo me peshë më të madhe se normalisht.

Por, kjo nuk do të thotë se mbipesha është e shëndetshme por vetëm për disa avantazhe të caktuara.

Një nga to është një sistem më i mirë imunitar. Një studim i botuar në “PLoS One” thotë se yndyra rreth organeve të një personi me mbipeshë e quajtur omentum mund të rregullojë mekanizmin mbrojtës të trupit, duke e parandaluar atë që të shkaktojë më shumë dëmtime në organet e brendshme dhe një studim i mëpasshëm thotë se yndyra mund të ndihmojnë trupin të shmangë infeksionin.

Mendje më e shëndoshë. Një studim i 2 milionë njerëzve sugjeroi që njerëzit në mbipeshë mund të jenë më pak të prirur për të zhvilluar çmenduri në moshën e vjetër, duke kundërshtuar nocionin popullor se obezitetin rrit rrezikun e sëmundjes.

Shëndeti më të mirë i kockave: Artriti reumatoid, një gjendje autoimune që shkakton inflamimin kronik të nyjeve, mund të shkaktojë shkatërrim permanent të eshtrave. Hulumtimi tregoi se personat me peshë më të madhe ishin më të mbrojtur nga gjendja e kockave të shkatërruara. Sipas një studimi të botuar në revistën “Rheumatology”, burrat me mbipeshë kanë një rrezik të reduktuar të kontraktimit të artritit reumatoid.

Jetë më të gjatë: Një studim e fundit tregon se disa nga përfitimet shëndetësore të lidhura me mbipeshën mund të ulin normat e vdekshmërisë në 6 për qind. Një tjetër studim i kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se një peshë më e madhe mund të shoqërohet me një jetëgjatësi më të madhe./Indeksonline/