16:13 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

4 ditë para ndeshjes, Gjibraltari vjen në Kosovë

Kombëtarja e Gjibraltarit ka arritur në Prishtinë të dielën, duke ndjekur një praktike jo të zakonshme.

Ekipi i drejtuar nga uruguajani Julio Ribas, është vendosur në Swiss Diamond Hotel, 4 ditë para ndeshjes miqësore me Kosovën, shkruan Indeksonline.

Gjibraltari do të zhvilloj stërvitjet në stadiumin e Feronikelit në Drenas.

Ndeshja miqësore Kosovë – Gjibraltar do të zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Indeksonline/